19 Dec.
Tymi i cigares krijon figura te cuditshme qe shkrihen ne cast
pa lene as edhe nje gjurme. Zhduken si disa mendime qe ikin ashtu
sic vine dhe nuk te ngelet vec te deshperohesh per humbjen e tyre.
Ndaj dhe kohet e fundit vije verdalle me nje bllok shenimesh me kapak
te lekurte. Moleskine! I famshmi Moleskine me shume faqe ku te mund
te regjistroj keto mendime-fantazma.
Perkundja e trenit ndjek nje ritem te crregullt ndersa rreshqet
vrrullshem neper damaret e hekurt. Keta shkembehen me njeri
tjetrin e duket sikur peshperisin gjithe ankthin e kesaj nate. Nje
fishkellime djallezore qe pergjan me ate te nje gjarperi. Shinat
percjellin te njejten tradheti qe me force perplasin mbi brigje valet
e detit.
Vagoni im eshte bosh. Jo te gjithe pelqejne te udhetojne naten. Ke
gjithe hapesiren qe deshiron dhe cmimet e biletave jane shume te
ulta. Keto jane te vetmet perfitime e te udhetuarit naten. Keto dy
arsye me mjaftuan per te shtypur „si” ne ekranin interaktiv te
bileterise self-service ne stacionin qendror te Torinos. Kisha kohe qe
deshiroja te beja nje udhetim ne shoqerine time dhe te bllokut tim.
Ndaj sapo m’u dha mundesia , nuk u mendova shume. Nuk kam qene
asnjehere ne Rome. Me te thene te drejten, kjo nuk eshte aryeja qe me
shtyu te ndermarre nje udhetim te tille. Sic thashe me pare, kjo e fundit as
qe nuk hyn ne listen e aryeve shtytese te udhetimit tim.
Disa here jam perpjekur te zhgarravis dicka por me sa duket ngerci
me ka kaplluar mendimin. Zakonisht keshtu me ndodh. Kur pergatitem si
ai gjuetari qe prêt prehen e vet plot durim, ndodh vec te ndot flete
te bardha pa bitisur dot as edhe nje rrjesht. Ndaj , duke e kuptuar
qe edhe kete here do te me ndodhte keshtu, e mbylla bllokun dhe e
hodha te fund te cantes tek kembet e mia. Fika dritezen dhe nisa te
veshtroja prej dritares erresiren qe mbreteronte e pafundshme pertej
saj. Duhej te ishim duke kaluar ne ndonje zone te pabanuar . Ndonje
fushe apo thjesht koderza te djerra. Erresira u be akoma edhe me e
perceptueshme kur gjarperi, nga brendesia e te cilit kundroja, u zhyt
rishtazi ne nje tunel qe e gelltiti pa ndonje veshtiresi. Udhetimi
yne ne te duhej te ishte dicka si udhetimi i nje femije ne barkun e
nenen drejt daljes. Me te dale prej tij nje bote e tere plot
drita e dritare u shfaq perpara meje dhe me mbeshtolli krejt. Treni e
ngadalesoi ritmin e kenges se tij monotone dhe syte u munden te
clodheshin me pamje plot trajta e konture te ndricuara.
E cudithshme se sa te ngjajtshme jane qytetet njeri me tjetrin. Po
ato rruge plot cepa e skuta te pandricuara, po ato ndertesa me
portone te kycur e po ato dritare here-here te ndricuara. Njera prej
tyre , prej se ciles nje drite e zbehte mikloi veshtrimin tim, me
hodhi per nje cast ne brendesi te mikro-botes qe mbart appartamenti
i saj. Nje abazhur mbi nje komodine qe embelt ndricon shtratin mbi
te cilin nje djale shtriqet gjer e gjate. Ne kembe , me shpine drejt
dritares, nje vajze cliroi me nje levizje te thjeshte floket e saj
prej kapses. Po me ate pershkujdesje kthehet drejt shtratit , e
lakuriqte sa edhe trupi i djalit mbi te dhe, ne levizjen e fundit per
t’u kredhur ne perqafimin e kraheve te tij, me hedh nje veshtrim pa
kurrfare ndrojtjeje.
E cuditshem se si gjithe kjo bukuri mund te te
beje te ndihesh kaq i huaj! Perse eshte kaq e embel eshte valle largesia e saj?!
Treni por si nje perde, me levizjen e tij te perkundur mbyll per
syte e mia kete skenar sa joshes aq edhe
te padeshiruar per vetmine time.
Me ndodh shpesh te ndihem porsi nje spektator ne jeten time. Ndihem
si nje shtellunge tymi, fantazme e nje mendimi. Mbase e mendimit tim!
E ndersa treni derdhet gjithe terfullime mbi binaret e hekurt, ndjej
ftohte.
Edvin Kukunja
to,’04