Pa kategori29 Shk 2008 03:27 pm

Njerez te tille nuk i shikon
Neper stacione urbanesh
Me tha keto fjale dhe
Syte e saj u perhumben
Diku thelle pertej meje

Nuk me kish rastisur
Te perballohesha haptazi
Me nje siperfaqesi te tille
Carmatosese, e bezdisshme

Filxhani I kafese, luga
Bishtat e cigareve, eshtrat
E mendimeve , hiri i subtances
Kotesia e percapjeve te mia

 Do te kisha dashur t’i shpjegoja
Se qenie te tilla, kafshe vetrinash
Fshihen shumicen e kohes
Jetojne per ato njezete minuta
Per perplasjen e shperfillur
Te deres se nje makine llukzose

Por zgjodha heshtjen
Kenaqesine e largimit tim
U ngrita duke kerkuar ndjese
Me duhej te pergatisja valixhet

Edvin Kk

Pa kategori29 Shk 2008 03:24 pm

E qete , gati-gati pa jete
siperfaqja e qelqte e ketyre diteve
prej nga s’deperton asgje:
vec pak rreze te ftohta dielli
Si ca pika perplasen e
mbi te rreshqasin mendimet e mia
Kam nevoje per nje qender graviteti
Kam nevoje per nje planet
si satelit perreth tij
te vertitem deri ne minuten e fundit

Tok - tok troket lehte
mikesha e paftuar…

Pa kategori29 Shk 2008 03:20 pm

Capitem mbi nje tastiere te brishte pianoje
muzgjeve te kuqerremte vjeshte.
Nota te persqullta , mendime te peshperitura
feshferijne parkut prej gjetheve mbuluar.

Gjithshka perreth eshte e zbehte
Mozaik copezash te se tashmes dhe se kaluares
Nje etyd melankonik ne bardhe e zi
ne duart e nje piktori te qeruar

Kafe Kursaal-dhe dikush e quajti Parajse
Nje ftese ne studio te duhet per te hyre
Me tapet perrallor rruga shtruar
Mijera, miliona thinja per te paguar

Shume tavolina te premtuara cepave
Nga fleteza plot hiroglife shpirti mbuluar
Pasternak, Eluard, Montale dhe Kadare
Klientet e kafenese time te preferuar 

Edvin Kk

Pa kategori29 Shk 2008 02:55 pm

Kujtoj cuditerisht qarte
ne muzgun e se kaluares
ato mbasdite dimri
kur une femij
kundroja me endje te madhe
gishterinjte e shpejte te memes sime
tek punonin me grep.
Gjithshka lindte prej asgjese:
pak fill nje grep
dhe shume fantazi.
Ishte Jeta qe merrte Forme
dhe peng i saj mbetej perjetesisht

Edvin Kk

Pa kategori29 Shk 2008 02:51 pm

Mendimi pa dhimbje u shkeput sakaq
si gjethez e zverdhur nga degez kokvarur
Me duart e tij si ne perralle Nentori plak
mbi gjoksin tend e la te prehej e dashur

Edvin Kk

Pa kategori29 Shk 2008 02:50 pm

Me mungon ti , Salomé
Prania jote ne perkedhelje boshe
Thuam eshte nje parodi
nje skec, nje trill
Te zgjohemi nga kjo zhgjenderr
Te jetojme nje enderr
Era, nje puhize poliglote
flet vec gjuhe te huaja:
aspak kuptim per shpirtin
kjo loje veshtrimesh
Me shket duarve
Thyem puthjeve qe s’rroka
Me asgjeson nevoja
me la pa fryme e pa fjale
Jam prej mishi e kockash
dhe ne mua rrjedh gjak
Me lengon ti , Salomé
Salomé, Salomé e une…

EdvinKk

Pa kategori29 Shk 2008 02:25 pm

Ati yne per hobby
ushtron stenografine
Dhe mekati yne i vetem eshte
se ne s’kemi nje hobby te tille
Kultivoni , te dashurit e mi
kultivoni ironine
dhe dashuroni pa kufije
Mos kerkoni si une
te kuptoni sec fshihet pas
ndonese i bindur besomeni
qe para e pas nuk egzistojne

Edvin Kukunja
26/11/02

Pa kategori25 Shk 2008 09:56 am


Keto jane rruget e mia tashme
Te zhytura ne heshtje,te vetmuara
Mbushura plot flete dhe keto
Nga duar mjeshtrish vizatuara

Ca fjale te huaja rastesisht
Ngelen ne rrjeten qe une s’hodha
Dhe une si fluterza qe s’me perkasin
Pa pike dhimbje, ne heshtje lirova

Atje per mua s’ka te huaj
Por vetem miq qe s’me kane njohur
Ketu per mua s’ka poezi
Por vetem fjale qe me kane lodhur

Dicka une kam humbur valle vertete
Dicka qe dot s’kam jetuar
Neteve te ftohta ne nje qytete te huaj
Fjale te dhembshura per
ty kam shkruar

Edvin Kk

To,’01

Pa kategori22 Shk 2008 04:50 pm

“Davidi jeton ne enderrat e Golias
Enderra e tij shtegton
me krahe te hekurt”

Ne heshtjen e zemrave
nuk eshte e arsyeshme
te mendojme qe nderprerja
eshte sinonim i mbylljes
Nuk eshte e thene te kemi force
te jetojme jeten tone
Ne fund te fundit
eshte vec nje dashuri
Une , ti , ndjenja e paster
qe na lidh fort me fijet e saj

e vargje vec vargje pas

E.kukunja
to’04

Pa kategori22 Shk 2008 04:44 pm

E tashmja

prodhon perbindesha

me lenden e pare

te simple past

Edvin

Next Page »