Pa kategori29 Shk 2008 03:20 pm
Capitem mbi nje tastiere te brishte pianoje
muzgjeve te kuqerremte vjeshte.
Nota te persqullta , mendime te peshperitura
feshferijne parkut prej gjetheve mbuluar.
Gjithshka perreth eshte e zbehte
Mozaik copezash te se tashmes dhe se kaluares
Nje etyd melankonik ne bardhe e zi
ne duart e nje piktori te qeruar
Kafe Kursaal-dhe dikush e quajti Parajse
Nje ftese ne studio te duhet per te hyre
Me tapet perrallor rruga shtruar
Mijera, miliona thinja per te paguar
Shume tavolina te premtuara cepave
Nga fleteza plot hiroglife shpirti mbuluar
Pasternak, Eluard, Montale dhe Kadare
Klientet e kafenese time te preferuar
Edvin Kk