Pa kategori22 Shk 2008 04:41 pm

I tkurrur

I mpleksur keq e me keq

me fijet e mendimit

dhe te kohes

I vogel

Nuk arrij te kuptoj

kush eshte mbajtesi

dhe kush permbajtja

I trembur

Kerkoj te cmpleks

kete lemsh te madh

duke e shkaterruar

Do te mbetem keq

ne fund

kur do te me duhet

te mjaftohem edhe me

me pak se kaq

Edvin Kk

P.s: -Written on line-

Pa kategori22 Shk 2008 02:34 pm

Dita ka mbyllur syte tashme
Ne qiellin e purpurt
fluturojne vec zogj te hekurt

Fatkeqesisht ti nuk je me
me shume se nje ide
Nje re e larget, pa forme
qe ngadale shperbehet
ne mijera pjeseza
dhe kryet e tjeterkujt
do te lagin porsi lot

I palevizshem kerkoj
dhe une nje Zot;
krijuesin e plotfuqishem
te kesaj flluske sapuni
qe mbi Asgjene pezullon

Edvin Kk

Pa kategori22 Shk 2008 01:35 am

Qyteti im

 

Qyteti im heziton te me dhuroje
Nje buzeqeshje, nje prekje
Perkedheljen e dores tende
Me shikon me sy dritaresh
Qepalla qendisura
me gropa rrugesh
goje te habitura

Qyteti im me fshihet
Diku aty mes deshires
Dhe kujtimit

Qyteti im heziton te me jepet
Porsi ajo vajze qe
Nuk pata njohur
Tek ajo dritare qe nuk me pa
Ne mur mbeshtetur
Ndersa shijoja buzeqeshjen e saj

Qyteti im une te perkas
Me mish e shpirt
Sic i perkitet endrres e deshires

Edvin

Pa kategori21 Shk 2008 05:08 am

Ne heshtje vendosa te rri ketu
Nuk kam krahe e te fluturoj large

E ndersa pres me padurim
te me kthehet prej buzeve te saj
nje copez e shpirtit tim
ne krahe shpendesh shtegtare
largohet prej meje per cudi
“V”-ja e madhe qe pak me pare
aq shume me bente shoqeri

Edvin KK

« Previous Page