Pa kategori07 Mar 2008 03:49 am

Mund te mbushesh e dashur ti
qenien time qe kaq shpejt
ne heshtje u zbraz
Pike-pike merzia,rutina
shpirtin me gerryen: ndonese
pyes veten akoma nese e kam
pasur nje gje te tille ndonjehere valle.
Kerkoj te ruaj me shume mund
c’ka me ngeli ne fund
Ndaj e mbush flete te bardha si keto
me te zeze kallamaresh deti;
me pelqen te mendoj se eshte keshtu
megjithese e di shume mire
qe keto hiroglife shpirti
mbajne ere perzierjesh kimike.
Nejse , mbas gjithe kesaj retorike
vazhdoj te kem te njejtin shekullorin problem:
tragji-komedia e ekzistences njerezore
luhet pa mbarim ne keto skena te felliqura
qe nga koha e Homerit te lashte.
Sic e sheh pra e dashur
une jam nje me shume ne mes te turmes
qe si ujet e ketij lumi rrjedh perposhte
Vec se une ankohem pak me shume.

Edvin KK

Pa kategori07 Mar 2008 03:42 am

Mendimet,duar te tejzgjatura
Zhubrosin hapesira gri
Kerkohem, te kerkoj
Neper ato rrudha e skuta
Ku vdes e rilind besimi im

Deshiroj , dua te te shkruaj
Dicka per te te embelsuar
Idhtesine qe mund te
Gjesh ne ditet e tua

Ti marre dicka hua
Shakespearit te madh
Apo Nerudes romantik
Por do te jete dicka qe
s’do te flase per mua, per ty

Akorde gri
Dalin prej shpirtit tim
Si qiejte ne kete mesvjeshte
Ku me shume se une
Ne mua mungon ti

Edvin KK

Pa kategori07 Mar 2008 03:42 am

Klishe, romanticizem fanatik
Hedh poshte Ipotezen
E komplotit dashakeqes
Qe pas kraheve tane luhet
Nga ata qe bashke s’na duan
Rastesisht u njohem ne te dy
Ne nje agim te mjegullt
Ku as me kerkonte e as kerkoja
Une injoroja egzistecen e Zhuljetes
Ajo urrente Romeon sykalter
Dicka per te te dashuruar
Gjeta si nje luleze te thare
Mes faqeve te nje libri te vjeter
Te hedhur ne nje cep e te harruar
Aty neper mendimet e vrara
Nga epshi i marre per lavdi
Dicka per te  dashuruar e……tani
kam nje arsye me shume per te heshtur
Shume te nderthurura jane
Fijet tona, te bera lemsh
Por mbase Mema Rastesi
Ashtu sic dhe i lidhi per nje trill te kote
Ashtu mbase dhe do t’i zgjidhe
Pa na u dashur , e dashur
Te derdhim as dhe nje pike lote
 

Edvin KK

Pa kategori07 Mar 2008 03:36 am

Shperngulem perderi sa
nuk te kam me prane
vecse per nje varg
te tretur ne nje filxhan caj

trillim qesharak
te mendosh se nje fete me gjalp
mund te plotesonte
boshllekun qe ti le pas

ne meditimin e perditshem
e pashmangshme eshte marrezia
une jam vec nje njeri
le te mejtoje per mua vet Perendia

Pa kategori07 Mar 2008 03:33 am

Une kam, ngulur thelle
ne zemer, nje thike
qe ti rrotullon e embel
ne pamje, me duar lulesh

Dhimbje nuk ndjej
aspak. Percapje
cinike per te me nxjerre
edhe vec nje klithme

Kinse e dashur, kinse
une luaj nje rol
me kote kerkon te verteten
Mua nuk me perket me

Midis ketyre e te tjerave
ne te ardhmen e mundshme
e genjeshtra eshte e pranishme
e verteta nje pershtjellim i pamundshem

Edvin KK

Pa kategori07 Mar 2008 03:31 am

Kam natyre te qete
ne dukje
bluaj, ziej perbrenda
mendime pafund
si erdhem ketu
ne kete vend
ne kete kohe
perse valle duhet njeriu
te mundohet kaq shume
kur dihet qe ne fillim
pikemberritja
thone per prinderit
per ardhmurine
per kete, per ate arsye
s’di pse
nuk ka nje veshtrim
ku te prehem
dhe njehere, vec njehere
si lendinave
ku rend akoma
vegjelia ime
ndaj e jam ketu
ne kete vend
ne kete kohe
ne keto pasdite plot drite
qe me flasin per ty
ndricojne mendjen time
kujtimet e mia
ne keto rruge ku kerkoj
nje copez jete
ndaj e jam ketu
ne kete vend
ne kete kohe
qe nuk me perket, as edhe i perkas
preh i kujtimeve

kam natyre te qete
te qete
jam i qete
Edvin KK

Pa kategori07 Mar 2008 03:30 am

E plogesht
e imja
me djeg buza
Piqen
ndersa perputhen
keputet filli im
Hodha nje hap
Dicka kam per te thene
dicka ka per te thene
Eshte e kote
mos kerko asgje
aty ku nuk ka per ty
Neper xhepa
cikerrima
vogelsira
Desha ti kembeja

Te ta them
apo mos…nuk
Eja
marrim nje kafe
ndiqme
di une nje vend
ke ndryshuar
kam ndryshuar
dic me pak
dic me shume
tani e pi farmak
nuk jam kthyer
jo, akoma jo
por kam hedhur nje hap
disi te vogel, e di
por kam shprese, besoj
Mos e perzie shume
ftohet e nuk pihet me

E plogesht
e imja jete
kam deshire te provoj
ti di me shume se une
une di ku jam
nuk di kush jam
Ne vesh me peshperit
nje vocerrak
me merr prej dore
cdo mengjes
me shoqeron
Kam shprese
besoj
besoj

Edvin Kk

Pa kategori07 Mar 2008 03:28 am

Mblidh plackat
merr c’ka te mundesh
shqyej dyert e dritaret
le te hyje kush te doje
ne kasollen tende
ajri i ftohte
zogj, kafshe apo njeri
te njohur e te panjohur
nuk ka rendesi

Ndiqme
jepma doren, kape fort
do te ikim, do te ikim
do te shkojme atje
prej nga dhe erdhem
do te zhytemi perseri
ne ujerat e ftohte
e Akerontit te lashte
Nuk kemi nevoje per gje
vec nje monedhe ne xhep

Ndiqme e mos kij frike
ne jemi pjese e Gjithekesaj
ne jemi grimcat e saj kryenece
per me ne fund e kuptuam
ne i perkasim ujerave
ne i perkasim dheut
ne jemi prej balte
e balte do te kthehemi

Ndaj ndiqme
ndiqme e mos kij frike
nuk ke pse te kesh frike
do te kthehemi prej nga dhe erdhem
gjithshka kthehet heret a vone
gjithshka do te kthehet heret a vone

Edvin Kk