Kam natyre te qete
ne dukje
bluaj, ziej perbrenda
mendime pafund
si erdhem ketu
ne kete vend
ne kete kohe
perse valle duhet njeriu
te mundohet kaq shume
kur dihet qe ne fillim
pikemberritja
thone per prinderit
per ardhmurine
per kete, per ate arsye
s’di pse
nuk ka nje veshtrim
ku te prehem
dhe njehere, vec njehere
si lendinave
ku rend akoma
vegjelia ime
ndaj e jam ketu
ne kete vend
ne kete kohe
ne keto pasdite plot drite
qe me flasin per ty
ndricojne mendjen time
kujtimet e mia
ne keto rruge ku kerkoj
nje copez jete
ndaj e jam ketu
ne kete vend
ne kete kohe
qe nuk me perket, as edhe i perkas
preh i kujtimeve
kam natyre te qete
te qete
jam i qete
Edvin KK