Mund te mbushesh e dashur ti
qenien time qe kaq shpejt
ne heshtje u zbraz
Pike-pike merzia,rutina
shpirtin me gerryen: ndonese
pyes veten akoma nese e kam
pasur nje gje te tille ndonjehere valle.
Kerkoj te ruaj me shume mund
c’ka me ngeli ne fund
Ndaj e mbush flete te bardha si keto
me te zeze kallamaresh deti;
me pelqen te mendoj se eshte keshtu
megjithese e di shume mire
qe keto hiroglife shpirti
mbajne ere perzierjesh kimike.
Nejse , mbas gjithe kesaj retorike
vazhdoj te kem te njejtin shekullorin problem:
tragji-komedia e ekzistences njerezore
luhet pa mbarim ne keto skena te felliqura
qe nga koha e Homerit te lashte.
Sic e sheh pra e dashur
une jam nje me shume ne mes te turmes
qe si ujet e ketij lumi rrjedh perposhte
Vec se une ankohem pak me shume.
Edvin KK