Fshatthi mbarte mbi vehte
male te gjelberta
dhe repirthi zbriste ne det
Dukej prej andej, i larget
fshati i vjeter
i ndertuar mbi gure
e tashme heshtte i braktisur
Pikonte mbi te deshperimi
me pikat e shiut perzier
qe porsi lote binin
prej qiellit vjeshtuk
Syte e femijve kerkonin rruge
rruge te asfaltuara e pashpirt
qe degdisin larg, shume larg
Nje mbremje teper e kendeshme
me miq te mire e muhabet shume
pas nje shetitje pergjate plazhit
qe u shkri ne perendimin
ngjyre flori dhe plot re gri
Fari ne kep atje tej
heshte drite fikur
dhe ankohej ankthshem
per bijte e nenave
humbur brigjeve te pertejshme
U ngritem ethshem
mengjesit te fresket e te lagesht
dhe rimorrem rrugen plot gropa
qe na solli deri aty
Me vehte morrem vec pak grimca;
guralec plazhi qe aq shume
xhepave tane rendojne tani
EDVIN KUKUNJA