Vite vite vite
Rruaza te bardha
Rruaza te drunjta
Neper te plakurit gishterinj

Hesh, me tha, hesht
Sic heshtin guret e pemet
Zogjte dhe qielli
Heshtin e s’pellcasin cuditerisht

Iken bijte e mi
Rruazat e gjakut tim
Iken e ketu pellet gomari
Gojen t’ia mbyll s’ka kush

Vite vite vite
Eshte thare hardhia
Nje gote se pime kete vjeshte
Token kush ta punonte s’kish

Vite e rruaza te bardha
Vite
Kemba e dora u bene kercu

Edvin Kukunja