Bota perreth eshte e brishte
Cika te mbledhura me deshperim
e te ngjitura me pakez optimizem
Makina zbret kodren
ndersa veshtrojme te shqetesuar
rrugen e repirte e plot gropa

Nje sy i kalter hapur
mbi ate oaz qetesie qe
shfaqet rishtazi atje poshte
Ajri, qelq i piste perreth
Ekran ku copeza te se kaluares,
imazhe te debuara e plot dhimbje
kerkone te hyjne me force
Gjeneral te vdekur, ushtri te perhumbura
Diktator te kuq e te blunjte ngerdheshen
perreth. Nje hordhi e terbuar
kujtimesh te frikshme
qe te kallin krupe e ankth njeherazi

Rere e verdhe flori
shkembij te murrme e te kafenjte
dhe ajo godine e vogel buze detit
perballe se ciles plluskonin disa barka
Paskemi nje shteg tjeter per te ikur,
peshperis i lehtesuar, nese……