C’gjuhe flasin gjerat
c’mund te rrefejne sendet
ne udhetimin e tyre te perkohshem
Sikur njerezit
te flisnin me to
sikur njerezit
te flisnin pa to
Nje plumb
nje dore femije
nje bote e heshtur
ku flasin vec gjerat
C’gjuhe flasin gjerat
c’mund te rrefejne sendet
ne udhetimin e tyre te perkohshem
Sikur njerezit
te flisnin me to
sikur njerezit
te flisnin pa to
Nje plumb
nje dore femije
nje bote e heshtur
ku flasin vec gjerat
Per te gjitha genjeshtrat
qe mund te mbajne
rruget e nje qyteti
per naivitetin e nje poeti
Forma e deshires
ne gjoksin tend
fjalet me rendin pas
me ngulc, kerkoj shpetim
Enderroj e deshiroj
guximi im, pertej genjeshtrave
pjelle e deshires
ngjizur me pasion
Kam deshire ti hedh
ti shkaterroj muret
gjithshka qe nga ty me ndan
Enderr e nje pasdite vere
Fshatthi mbarte mbi vehte
male te gjelberta
dhe repirthi zbriste ne det
Dukej prej andej, i larget
fshati i vjeter
i ndertuar mbi gure
e tashme heshtte i braktisur
Pikonte mbi te deshperimi
me pikat e shiut perzier
qe porsi lote binin
prej qiellit vjeshtuk
Syte e femijve kerkonin rruge
rruge te asfaltuara e pashpirt
qe degdisin larg, shume larg
Nje mbremje teper e kendeshme
me miq te mire e muhabet shume
pas nje shetitje pergjate plazhit
qe u shkri ne perendimin
ngjyre flori dhe plot re gri
Fari ne kep atje tej
heshte drite fikur
dhe ankohej ankthshem
per bijte e nenave
humbur brigjeve te pertejshme
U ngritem ethshem
mengjesit te fresket e te lagesht
dhe rimorrem rrugen plot gropa
qe na solli deri aty
Me vehte morrem vec pak grimca;
guralec plazhi qe aq shume
xhepave tane rendojne tani
EDVIN KUKUNJA
Bota perreth eshte e brishte
Cika te mbledhura me deshperim
e te ngjitura me pakez optimizem
Makina zbret kodren
ndersa veshtrojme te shqetesuar
rrugen e repirte e plot gropa
Nje sy i kalter hapur
mbi ate oaz qetesie qe
shfaqet rishtazi atje poshte
Ajri, qelq i piste perreth
Ekran ku copeza te se kaluares,
imazhe te debuara e plot dhimbje
kerkone te hyjne me force
Gjeneral te vdekur, ushtri te perhumbura
Diktator te kuq e te blunjte ngerdheshen
perreth. Nje hordhi e terbuar
kujtimesh te frikshme
qe te kallin krupe e ankth njeherazi
Rere e verdhe flori
shkembij te murrme e te kafenjte
dhe ajo godine e vogel buze detit
perballe se ciles plluskonin disa barka
Paskemi nje shteg tjeter per te ikur,
peshperis i lehtesuar, nese……
Mendimet me kallin frike
Nese hena mund te fshihet pertej reve
une s’kam gje tjeter vec fjaleve
Por ato jane ajer
e ndaj nuk mundem t’u besoj
Duhet te jem pak me shume
optimist: te pakten duhet
te shtirem i tille per ju
Zhvezh pertueshem petkun naiv
te femijerise, dhe porsi nje gjarper
neper guva shpirtrash te humbur
ate pa dhimbje braktis
Kush me ndjek ne kete udhe
duhet te harroje se kush ish:
Poezia nuk ka te ardhme
sepse te kaluar kurre s’kish
Edvin Kukunja
Turin ‘02
Vite vite vite
Rruaza te bardha
Rruaza te drunjta
Neper te plakurit gishterinj
Hesh, me tha, hesht
Sic heshtin guret e pemet
Zogjte dhe qielli
Heshtin e s’pellcasin cuditerisht
Iken bijte e mi
Rruazat e gjakut tim
Iken e ketu pellet gomari
Gojen t’ia mbyll s’ka kush
Vite vite vite
Eshte thare hardhia
Nje gote se pime kete vjeshte
Token kush ta punonte s’kish
Vite e rruaza te bardha
Vite
Kemba e dora u bene kercu
Edvin Kukunja
Mund te mbushesh e dashur ti
qenien time qe kaq shpejt
ne heshtje u zbraz
Pike-pike merzia,rutina
shpirtin me gerryen: ndonese
pyes veten akoma nese e kam
pasur nje gje te tille ndonjehere valle.
Kerkoj te ruaj me shume mund
c’ka me ngeli ne fund
Ndaj e mbush flete te bardha si keto
me te zeze kallamaresh deti;
me pelqen te mendoj se eshte keshtu
megjithese e di shume mire
qe keto hiroglife shpirti
mbajne ere perzierjesh kimike.
Nejse , mbas gjithe kesaj retorike
vazhdoj te kem te njejtin shekullorin problem:
tragji-komedia e ekzistences njerezore
luhet pa mbarim ne keto skena te felliqura
qe nga koha e Homerit te lashte.
Sic e sheh pra e dashur
une jam nje me shume ne mes te turmes
qe si ujet e ketij lumi rrjedh perposhte
Vec se une ankohem pak me shume.
Edvin KK
Mendimet,duar te tejzgjatura
Zhubrosin hapesira gri
Kerkohem, te kerkoj
Neper ato rrudha e skuta
Ku vdes e rilind besimi im
Deshiroj , dua te te shkruaj
Dicka per te te embelsuar
Idhtesine qe mund te
Gjesh ne ditet e tua
Ti marre dicka hua
Shakespearit te madh
Apo Nerudes romantik
Por do te jete dicka qe
s’do te flase per mua, per ty
Akorde gri
Dalin prej shpirtit tim
Si qiejte ne kete mesvjeshte
Ku me shume se une
Ne mua mungon ti
Edvin KK
Klishe, romanticizem fanatik
Hedh poshte Ipotezen
E komplotit dashakeqes
Qe pas kraheve tane luhet
Nga ata qe bashke s’na duan
Rastesisht u njohem ne te dy
Ne nje agim te mjegullt
Ku as me kerkonte e as kerkoja
Une injoroja egzistecen e Zhuljetes
Ajo urrente Romeon sykalter
Dicka per te te dashuruar
Gjeta si nje luleze te thare
Mes faqeve te nje libri te vjeter
Te hedhur ne nje cep e te harruar
Aty neper mendimet e vrara
Nga epshi i marre per lavdi
Dicka per te dashuruar e……tani
kam nje arsye me shume per te heshtur
Shume te nderthurura jane
Fijet tona, te bera lemsh
Por mbase Mema Rastesi
Ashtu sic dhe i lidhi per nje trill te kote
Ashtu mbase dhe do t’i zgjidhe
Pa na u dashur , e dashur
Te derdhim as dhe nje pike lote
Edvin KK
Shperngulem perderi sa
nuk te kam me prane
vecse per nje varg
te tretur ne nje filxhan caj
trillim qesharak
te mendosh se nje fete me gjalp
mund te plotesonte
boshllekun qe ti le pas
ne meditimin e perditshem
e pashmangshme eshte marrezia
une jam vec nje njeri
le te mejtoje per mua vet Perendia