Enderr ne prose
“Eshte veshtire te thuash dicka kur ke shume per te thene por pak
veshe per te degjuar.
Duhej te vuaj nga ndonje kompleks i panjohur o thjesht egoja ime eshte
teper e madhe dhe per mua.
Kur shkruaj dicka ne mendje kam imazhin e nje njeriu qe kendon nje
kenge te vjeter qe duhet te me kujtoje dicka por une nuk arrij te
degjoj mire fjalet.Dhe keshtu i perhumbur shkruaj duke kerkuar te
gjeje nje lidhje midis fjaleve me te cilat bej pis ca flete te bardha.
Enderrat e mia kane pike takimi ne nje mbremje te kthjellet
pranvere.Nje nga ato mbremje kur femijet vrapojne te gezuar dhe ne
ajer ndihet aroma e luleve te para.Pas perdeve te nje dritare nje
vajze lehte tundet nen tingujt e nje kenge dhe e lumtur provon me
radhe fustane per nje mbremje.Per te eshte shume e rendesishme, tej
mase e rendesishme.
Nje djale me nje trendafil ne dore hyn ne kreun e rruges dhe i
turpshem koken mban ulur si per te mos u pare nga askush. Ajo shfaqet
ne dritare dhe e pershendet me dore. Dielli atehere i lumtur i le
vendin e tij henes duke i rrembyer puthjen e fundit.
Salla eshte e mbushur plot e perplot dhe muzika te deh bashke me
profumin e embelt qe si nje veshje e padukshme mbeshtjell vajzat.
Une si nje spektator i tejdukshem, nje cigare te ndezur dhe ne dore
nje gote martini, veshtroi i qete kete skene nga nje ballkon qe per
sfond ka detin dhe yjet. Buze te padukshme me peshperisin lehte ne
vesh-”Sa bukur! Sa bukur kur enderrat flasin gjuhen meme. Sa
bukur …’
Dhe ashtu ne heshtje dehem lehte duke vallzuar mbi nje ure fjalesh qe
ne kete mbremje me solli ne kete feste ku une nuk isha aspak i
ftuar. Vec keto na kane ngelur. Fjale me te cilat kerkojme te
ndertojme ura o te rilidhim c’ka u keput dhe ne ujerat e thella te
detit u mbyt bashke me ne , ne nje barke plot me shpresa. Shpresa
qe duhej te flisnin nje gjuhe te huaj se e jona per pak na u duk
akoma dhe me e huaj.
Mund ju te me dhuroni nje enderr?Kete enderr?Nuk besoj…”
Edvin Kk
Torino, ‘02