Pa kategori29 Shk 2008 02:25 pm

Ati yne per hobby
ushtron stenografine
Dhe mekati yne i vetem eshte
se ne s’kemi nje hobby te tille
Kultivoni , te dashurit e mi
kultivoni ironine
dhe dashuroni pa kufije
Mos kerkoni si une
te kuptoni sec fshihet pas
ndonese i bindur besomeni
qe para e pas nuk egzistojne

Edvin Kukunja
26/11/02

Pa kategori25 Shk 2008 09:56 am


Keto jane rruget e mia tashme
Te zhytura ne heshtje,te vetmuara
Mbushura plot flete dhe keto
Nga duar mjeshtrish vizatuara

Ca fjale te huaja rastesisht
Ngelen ne rrjeten qe une s’hodha
Dhe une si fluterza qe s’me perkasin
Pa pike dhimbje, ne heshtje lirova

Atje per mua s’ka te huaj
Por vetem miq qe s’me kane njohur
Ketu per mua s’ka poezi
Por vetem fjale qe me kane lodhur

Dicka une kam humbur valle vertete
Dicka qe dot s’kam jetuar
Neteve te ftohta ne nje qytete te huaj
Fjale te dhembshura per
ty kam shkruar

Edvin Kk

To,’01

Pa kategori22 Shk 2008 04:50 pm

“Davidi jeton ne enderrat e Golias
Enderra e tij shtegton
me krahe te hekurt”

Ne heshtjen e zemrave
nuk eshte e arsyeshme
te mendojme qe nderprerja
eshte sinonim i mbylljes
Nuk eshte e thene te kemi force
te jetojme jeten tone
Ne fund te fundit
eshte vec nje dashuri
Une , ti , ndjenja e paster
qe na lidh fort me fijet e saj

e vargje vec vargje pas

E.kukunja
to’04

Pa kategori22 Shk 2008 04:44 pm

E tashmja

prodhon perbindesha

me lenden e pare

te simple past

Edvin

Pa kategori22 Shk 2008 04:41 pm

I tkurrur

I mpleksur keq e me keq

me fijet e mendimit

dhe te kohes

I vogel

Nuk arrij te kuptoj

kush eshte mbajtesi

dhe kush permbajtja

I trembur

Kerkoj te cmpleks

kete lemsh te madh

duke e shkaterruar

Do te mbetem keq

ne fund

kur do te me duhet

te mjaftohem edhe me

me pak se kaq

Edvin Kk

P.s: -Written on line-

Pa kategori22 Shk 2008 02:34 pm

Dita ka mbyllur syte tashme
Ne qiellin e purpurt
fluturojne vec zogj te hekurt

Fatkeqesisht ti nuk je me
me shume se nje ide
Nje re e larget, pa forme
qe ngadale shperbehet
ne mijera pjeseza
dhe kryet e tjeterkujt
do te lagin porsi lot

I palevizshem kerkoj
dhe une nje Zot;
krijuesin e plotfuqishem
te kesaj flluske sapuni
qe mbi Asgjene pezullon

Edvin Kk

Pa kategori22 Shk 2008 01:35 am

Qyteti im

 

Qyteti im heziton te me dhuroje
Nje buzeqeshje, nje prekje
Perkedheljen e dores tende
Me shikon me sy dritaresh
Qepalla qendisura
me gropa rrugesh
goje te habitura

Qyteti im me fshihet
Diku aty mes deshires
Dhe kujtimit

Qyteti im heziton te me jepet
Porsi ajo vajze qe
Nuk pata njohur
Tek ajo dritare qe nuk me pa
Ne mur mbeshtetur
Ndersa shijoja buzeqeshjen e saj

Qyteti im une te perkas
Me mish e shpirt
Sic i perkitet endrres e deshires

Edvin

Pa kategori21 Shk 2008 05:08 am

Ne heshtje vendosa te rri ketu
Nuk kam krahe e te fluturoj large

E ndersa pres me padurim
te me kthehet prej buzeve te saj
nje copez e shpirtit tim
ne krahe shpendesh shtegtare
largohet prej meje per cudi
“V”-ja e madhe qe pak me pare
aq shume me bente shoqeri

Edvin KK

« Previous Page