Dicka e cuditshme, tej mase e pabesueshme, me ndodhi vec pak dite me pare. Mendjen e kam te kthjellet aq sa mund te jete i kthjellshem nje qiell plot re, por megjithate po mundohem te kujtoj gjithshka.
Ishte nje nga ato mbremje te shumta kur s’ke nevoje per asnje dhe asgje pervec vetes, disa cigare, pak alkol, shume muzike dhe nje liber te bukur. Une i kisha te gjitha keto dhe isha ne kulmin e shijimit te vetmise. Lexoja me endje te madhe dhe nderkaq me vinin ne mendje lirshem, dhe te pastra caste nga jeta ime e kaluar. Situata ishte e tille qe une te mos vuaja nga kjo gje, qe zakonisht me sjell shume trishtim.
Cuditerisht ne shtepi isha vetem dhe ndihesha i lire te beja gjithshka qe mund te me vinte ndermend. Per shembull, po te me hypte ne koke e te bridhja neper apartament lakuriq, mund ta beja shume mire pa asnje problem. Ju mund te mendoni se une jam pak i rregullt nga trute, por do te ishit shume hipokrite ne nje sjellje te tille. Ne se ka nje gje qe kam mesuar shume mire, ne keto pak vite te jetes sime eshte qe te tjeret jane shume te ngjashem me ty, me shume se sa ti mund te arrish te mendosh. Keshtu qe une e di shume mire qe dhe juve u vijne ne mendje lajthira te tilla, por nuk keni kurajo e ta pranoni.
Keshtu pra, isha vetem ne shtepi dhe i perhumbur ne lexim me nje sfond te perzier kujtimesh, tymi duhani dhe muzike. Ndjeva pak zhurme nga guzhina - isha ne dhomen time - dhe ne fillim s’ia vura shume veshin. Muret e apartamenteve tona jane aq te holla sa mund te degjohet cdo gje shume mire. Sa e sa nete pa gjume per nazet e Giulias - vajzes se vogel te fqinjeve tane. Ndaj dhe nuk i thashe shume rendesi edhe kur zhurmat u perseriten. Nga dera gjysme e hapur e dhomes pashe nje hije qe levizte ne sallon dhe te dridhura me pershkruan trupin - u ngjetha deri ne floke. Une jam nje tip shume skeptik dhe s’para besoj ne fenemone paranormale. Kerkoj anen llogjike te cdo ngjarjeje sepse me jep me shume siguri; por megjithate aty per aty u frikesova shume. U ngriva i teri. Hija po i drejtohej dhomes time. Dera u hap dhe dy sy kureshtare dhe hetues me veshtruan pertej xhamave te nje pale syzesh.
Mirembrema! Jo, jo mos u shqeteso! Mos leviz se bej vet. Desha vetem te dija se ku e mbani sheqerin. Kafeja, sidomos ajo turke, ka nevoje per sheqer se ndryshe nuk pihet. Farmak eshte.
Sheqeri?! Sheqeri .esh… eshte …sheqeri eshte ne dollap… dollapin e bardhe te guzhines… atje eshte.
Ky eshte kulmi! Ai u zhduk perseri pas deres duke vazhduar te fliste por une s’kuptoja asgje. Dhe me te drejte isha aq e i hutuar. Pse ju duket gje normale qe Kadare te shfaqet cuditerisht ne deren e dhomes tuaj e t’ju kerkoj se ku e mbani sheqerin? Thomeni pra pa hezitim! Te pakten keshtu do te merrja vesh se sa e rendomte paskesh qene jeta ime, sepse per juve kjo gje qenka kaq normale shume.
Brofa ne kembe menjehere dhe e ndoqa ne guzhine. Xhezveja ishte mbi zjarrin e furnelles me gaz, mbi tavoline dy filxhane dhe kutija e sheqerit. Ai ktheu koken drejt meje dhe buzeqeshi. Ferkova syte ne pabesim. Jo, jo nuk po flija! Nuk ish enderr. Si per te vertetuar me tej gjendjen time pickova fort krahun dhe klitha nga dhimbja. Isha zgjuar!
-Si e pini kafene? Une per vete e dua te embel.
-Dhe une gjithashtu. Luget e vogla jane aty, ne raftin e siperm. I marr une.- thashe me nje natyralitet qe me habiti.
-Shpresoj te mos ju kem shqetesuar. Kaloja ketej dhe me pihej nje kafe si nga anet tona. Kafe turke , plot fjale.
-Jo, jo une s’po beja gje. Po lexoja dhe degjoja muzike. Mire bete qe erdhet por si e hapet .
-Si e hapa deren? - ia priti ai. Nuk e di as une ne te vertete. Tek digjesha ne deshiren time per nje kafe mbylla syte dhe ne nje cast u gjenda ketu. Cfare po lexoni? Me pelqen muzika qe po degjoni. Kush jane ? I Costeau?
-Po! I njihni vertete?- ai pohoj me koke- Po lexoja nje liber tuajin: Il crepuscolo dei Dei della stepa. Nuk e di titullin ne shqip.

Vazhdonte te me veshtronte drejt e ne sy dhe prej tyre s’depertonte asgje pervec refleksit te imazhit tim dhe fjaleve te mia. Sigurisht, isha shume i eksituar dhe mosbesues akoma. Por sa situata na duken te pabesueshme ne jeten tone dhe megjithate ato jane realitet. Mund te ishte dhe kjo nje nga ato situata. Nuk ka te pamundshme pervec te paegzistueshmes ; dhe une egzistoja, ai gjithashtu. Koket e medhaja nje dite takohen, me kane thene dikur. Dhe ai padyshim eshte nje nga koket me te medhaja te kohes tone : ndersa une vetem fisikisht e kam koken te madhe. Nje problem i vertete per mua ne vogeli.-Mosbesimi eshte nje ves por qe shume mire mund te kthehet ne virtu. Si cdo gje qe ka te beje me ne ne kete bote, ne te vertete. Ne jemi materiali me i deformueshem qe mund te egzistoje dhe mrekullia qendron ne faktin se nuk kemi aspak nevoje te ndryshojme aparencen tone per te realizuar nje gje te tille. Kafe shume e mire kjo!Vetja sepse me dukej si faqet e nje libri. Aq i lexueshem isha valle? Mund te mendoja gjithshka dhe ai do te arrinte t’i kuptonte. Per kete gje isha tej mase i sigurt. Ai eshte nje krijues i vertete, me sa e sa pjella qe s’kishin fund ne persosmerine e tyre. Vetem kush e ka eksperiencen e krijimit te jetes mund te arrije ta kuptoje ate deri ne fund. Une shume mire mund te isha ndonje personazh ne mosdijeni i ndonje libri te ri qe po shkruante. Asgje s’ish me e sigurte tani per mua. I hodha nje sy vetes duke pasur frike se mos shkrihesha si shkronjat mbi leter nga kafeja e ngrohte qe me rridhte brenda ne trup. Asnje rezik! Isha akoma aty i teri dhe i beri.Po rrija si mbi gjemba dhe nuk thoshja dot asgje. Gjuha me dukej si copeze druri pa jete. Ndersa pinim kafene une levizja syte rreth e rrotull per te evituar shikimin e tij zhbirrues. Disa caste ne heshtje. Duket ai u be pishman dhe foli perseri.Kam degjuar se ke vendosur te ndryshosh dege ne universitet. Vertete valle? Nganjehere ndodh qe te dorezohemi pa e kuptuar , por shume here korrigjojme vec gabimet tona. Rendesi ka te ndjekesh zemren sic i thone ; ate qe ndjen.Nje menyre shume e mire per te mos me thene asgje; ose me mire per te evituar ndonje kerkese keshille. Nejse, eshte nje moment jo shume i mire per mua ky.Keshillat jane vetem nje menyre tjeter per te emertuar opinionet dhe opinioni ka pak vlere . Nuk mund te kesh siguri ne nje opinion. Sidomos ne ate te nje te panjohuri si une. Eshte shume e veshtire udha e shkronjave; sa shume zhgenjime! Ato dalin prej teje, marrin jete dhe s’te perfillin aspak. Ty si prind te takojne vec kritikat. Ti shume mire mund te me thuash se s’eshte keshtu. Por dhe levdatat jane nje lloj i vecante vertete kritike. I kerkojme shume gjate jetes sone dhe kur s’na i japin humbin respektin per veten. Jemi te dobet dhe shume lehte dikush mund te na ndryshoje formen tone.Keni vec pyetje sot! Sa pak pergjigjje! Personazhi juaj ne kete liber , dmth ju, perhumbet ne banalitetin qe si rrjete merimangash po mbulon nje vend dikur te magjishem. Dhe ju ia arrini te mos njolloseni aspak. Dilni nga turma e perhumbur dhe arrini te beheni gjykuesi i saj. Keto vende dikur te lavdishme kane filluar te brehen nga krimbi i merzise dhe jetojne nen jehonen e asaj qe ish dikur. Ketu jeta rrjedh vrullshem me ritme te cmendur nga nje mode ne tjetren. Gjithshka eshte nje ceshtje imazhi , apparenca eshte berthama e kesaj bote.Qenkeni fatalist i madh. Por keni te drejte. Ndodhite tona personale per sa te rendomta mund te jene jane te lidhura ngushte me kohen qe kalojme. Por duhet te pranojme qe e kaluara eshte gjithmone me ne , brenda nesh , pjese e qenies tone. Jemi ata qe ishim dhe pastaj ata qe do te jemi.Ndihesha si ne nje gjendje nokdauni dhe me dhembnin temthat shume. Me hypi ne maje te hundes per nje cigare. Ai u cua dhe veshtroi jashte dritares. Erresira kish mbuluar gjithshka dhe ne qiell nuk kish as hene e as yje. Rruget ishin bosh dhe qyteti dremiste rende. Kishte pak per te veshtruar pertej asaj dritare. Megjithate syte e tij ishin plot drite sikur atje jashte te shihte gjithshka, jeten.Ka nete si keto kur bota eshte kaq e vogel; bredh e tera ne rruget e nje qyteti por rreshqet ne heshtje ndaj dhe ne nuk e degjojme. Frika dhe ankthi zhduken per cudi. Nete pa muzgje , dite pa agime.U kthye perseri nga une dhe syte e tij perpak me qeruan. Aq shume ndriconin! Muzika vazhdonte te vinte si nga larg dhe vetem atehere kuptova qe ishte akoma e njejta kenge qe po xhironte shume here.
- E bukur shume kjo kenge! Me duhet te iki dhe jam pak me vonese.
- Po pse? Rrini dhe pak. Mund te vazhdojme biseden tone perpara nje gote konjaku te mire. Eshte shqiptar. Nje shishe “Bato” qe ma kane sjelle keto dite.
- Me gjithe qejf por sic thashe jam me vonese. Kafeja ish e persosur. Mbase nje dite do te shihemi perseri. Ejani e me beni nje vizite ju.Shkojme e pijme nga nje konjak atje ne tavolinen time, ne barin tim te preferuar.
-Po rrini.

Befas volumi i muzikes po rritej tej mase deri ne shurdhim.
- Prisni pak sa te mbyll magnetofonin. Mos ikni.
U drejtova drejt dhomes me veshet e taposur me duar aq e forte ishte muzika. Volumi vazhdonte te rritej akoma me shume. Hapa deren por m’u morren mendte dhe rashe ne dysheme.Kur u zgjova vazhdonte te me dhimbte koka. E njejta kenge degjohej perseri. Kisha vene repeat pa dashur. U kujtova per cfare me kish ndodhur dhe ne cast nuk me besohej. U derdha me vrap ne guzhine. Dy filxhane kafeje, nje xhezve prisnin te laheshin mbi lavandinon e guzhines. U ktheva ne dhome .
Mbi krevat ishte libri akoma i hapur vetem se jo ne faqen ku une kisha nderprere leximin. Ne nje cep nje shenim me laps qe s’kisha pare ndonjehere. Une nje jete kam dhe ate juve iu dedikova : shkronja . EdvinTorino, Prill 02